Viti i mbrapshtë

Një vit më parë, Qeveria e Kosovës u krenua se pati rritje ekonomike rreth 4 për qind, kur të gjitha vendet e rajonit gati sa kishin hyrë në recesion. Kjo edhe është e arritura më e madhe e Kosovës për vitin 2009. Por, vjet shteti më i ri në botë u përball me rënie të investimeve të huaja, tkurrje të kredidhënies, rënie të remitencave e rritje marramendëse të papunësisë.
Në raportin vjetor të Bankës Qendrore, që e ka siguruar Express, thuhet se për shkak të shtrëngimit të kredidhënies së bankave komerciale dhe për shkak të rënies së remitencave, konsumi privat ka shënuar rënie për 5.5 për qind. E tërë kjo për shkak të përformances së dobët të sektorit real.
“Investimet e sektorit privat u ndikuan negativisht edhe nga rënia e investimeve të huaja direkte për rreth 20 për qind krahasuar me vitin paraprak”, thuhet në raport.
Gjatë vitit të kaluar sektori bankar kishte kujdes të shtuar të kredidhënies me qëllim të evitimit të efekteve të mundshme negative në cilësinë e portofolit kreditor.
Niveli i kredive të reja vërehet të jetë më i ulët se viti paraprak. Gjatë vitit të kaluar vlera e kredive të reja ishte 52.5 milionë euro, ndërsa në vitin 2008 ishte 57.8 milionë euro.
Trendi i rritjes së kredive në përgjithësi në sektorin bankar gjatë vitit 2009 ishte me një normë dukshëm më të ulët krahasuar me periudhat e kaluara. Norma vjetore e rritjes së sektorit bankar ishte vetëm 8.9 për qind e ndërkaq në vitin 2008 ishte 32.7 për qind.
“Shtrëngimi i kredidhënies më tepër është vërejtur te kreditë për ndërmarrjet, të cilat në vitin 2009 shënuan rritje prej vetëm 4.6 për qind, ndërsa në vitin 2008 kishin 30.4 për qind. Kreditë për ekonomitë familjare u ndikuan në masë më të vogël, duke shënuar rritje vjetore në masë 22.3 për qind e në 2008 ishin 40.1 për qind”, thuhet në raport.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...