E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRATISLAVË – Peter Pellegrini betohet si president i Sllovakisë

BRATISLAVË, 15 qershor /ATSH-DPA/- Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist të krahut të majtë Robert Fico, u betua sot si president i Sllovakisë.

48-vjeçari bëri betimin në një ceremoni në Filarmoninë Sllovake në Bratislavë para anëtarëve të parlamentit.

Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53,1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korcok.

Pellegrini ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i parlamentit.

Kryetarja në detyrë Zuzana Caputova, një avokate dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, nuk kandidoi për një mandat të dytë pesë-vjeçar, pavarësisht nga popullariteti i saj i vazhdueshëm si presidente.

Presidentët në Sllovaki kanë pak kompetenca ekzekutive, megjithëse mund të vënë veton ndaj ligjeve.

Presidenti është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe përfaqëson vendin me afro 5,5 milionë banorë gjate vizitave jashtë vendit.

Me betimin e Pellegrini, kampi nacionalist i majtë tani mban dy zyrat më të rëndësishme politike në vend. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›