UASHINGTON – SHBA akordon 1,5 miliardë dollarë ndihma civile për Ukrainën

UASHINGTON, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Zëvendëspresidentja e SHteteve të Bashkuara të Amerikës Kamala Harris, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të japin mbi 1.5 miliardë dollarë nëpërmjet USAID-it dhe Departamentit të Shtetit për të mbështetur popullsinë ukrainase nga pikëpamja civile.
Kjo ndihmë konkrete do të shpaloset sot në ”Samitin e Paqes për Ukrainën” që po mbahet në Zvicër ku merr pjesë edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas presidentit Biden ”ndihma amerikane për Ukrainën nuk do të rreshtë kurrë derisa vendi t’i rikthehet normalitetit”. /os/