E Shtunë, 31 Tetor 2026

BRUCE WILLIS

Gazeta Shqip

Bruce Willis, drejtpërdrejt, është një tip që të fut të dridhurat, një fuqi magjike: në moshën 57-vjeçare ka një trup super të tonifikuar, është superseksi dhe ka një dozë të magjishme humori. Për të qenë një hero i filmave aksion duhet të kesh xhiruar rreth 61 filma kult dhe të jesh një tip paksa i çmendur

Heroi i filmave aksion

Në kinema, Bruce Willis ka gjithmonë me një pistoletë në dorë, ndërsa në jetë është një baba i përkryer me kohë të plotë. Kur e pyet se si arrin që në moshën 57-vjeçare të ketë ende këtë fizik të mrekullueshëm, përgjigjet: Bëj dashuri vazhdimisht. Krevati është palestra më e mirë. Buzëqesh ëmbël dhe kur flet të sheh vazhdimisht në sy.

Bruce Willis, drejtpërdrejt, është një tip që të fut të dridhurat, një fuqi magjike: në moshën 57-vjeçare ka një trup super të tonifikuar, është superseksi dhe ka një dozë të magjishme humori. Për të qenë një hero i filmave aksion duhet të kesh xhiruar rreth 61 filma kult dhe të jesh një tip paksa i çmendur. Në kinema ka shpesh një pistoletë në dorë, por kur e pyet nëse merr njeri me shpulla në jetën e përditshme, përgjigjet jo. Doni ta dini nëse vërtet jam një njeri i ashpër? Më pëlqen që njerëzit e mendojnë kështu. Por kush më njeh mirë mendon krejtësisht të kundërtën. I martuar në vitin 2009 me ish-modelen Emma Heming, 23 vjet më e re se ai, në prill Willis u bë baba i një vajze për herë të katërt (ka tri vajza nga martesa me Demi Moore). Pak orë pas lindjes së Mabel Ray, aktori publikoi në Twitter një foto që bëri xhiron e botës, një portret i brishtë teksa mbante vajzën e vogël në dorë. Ajo që të çudit është se në moshën e tij shumë yje nisin ngadalë të tërhiqen nga ekrani, ndërsa Willis duket sikur është në kulmin e karrierës së tij. Sapo jam martuar dhe kam një vajzë nga kjo martesë. Jam i lumtur dhe kjo më jep një energji të madhe. Pastaj kam edhe pak fat:

Hollivudi vazhdon të më thërrasë, kam xhiruar shumë filma. Nëse këto kohët e fundit kam punuar shumë, ndodh edhe se kam tri vajza, tashmë të rritura, që kërkojnë shumë më pak vëmendjen time se sa kohë më parë. Përkundrazi, nuk më konsiderojnë më, ndaj kam filluar ti kushtohen tërësisht vogëlushes Mabel Ray. Meqenëse u bë baba pas 20 vjetësh dhe po rrit vajzën e tij në këtë moshë, Willis e përshkruan këtë eksperiencë si magjike. Është njëlloj si të ecësh me biçikletë. Nuk ecën për 20 vjet, pastaj kur fillon sërish të pëlqen aq shumë saqë nuk do të largohesh. Ke dhe një avantazh: i njeh mirë rregullat dhe di të administrosh të papriturat, nuk të zë më frika sapo ndien një të qarë apo pak kollë. E adhuroj momentin kur me biberon duhet të ushqej vajzën time. Kam një instinkt të fortë për të qenë baba. Kur e pyet nëse e konsideron veten një profesionist të pjekur, që ka ende shumë për të dhënë, përgjigjet: E ndiej veten ende një djalosh të ri. Pjekuria është një fakt fizik, por në shpirt jam ai i dikurshmi. Jeta edhe për të ka pasur plot momente të trishtuara, por 57-vjeçari tregon recetën se si ka arritur tia dalë mbanë: Ka vetëm një gjë që duhet bërë për të mos menduar. Duhet të ndihemi sikur po e nisim tani jetën dhe nuk duhet të humbasim asnjë moment nga ajo që po jetojmë. Në fund të fundit kështu ndodh edhe me personazhet e filmit tim. Domethënë një këshillë për ta jetuar jetën me maksimumin e saj, pa keqardhje, frikë apo trishtim. Kur nuk punoj e kaloj kohën e lirë me familjen time të re dhe atë të vjetrën. Për më tepër kam shumë miq në ishullin e vogël që kam blerë në Karaibe. Kam mësuar se sa e nevojshme është të braktisësh gjithçka për një moment dhe të shijosh çdo sekondë të jetës private. Jam shumë i privilegjuar, por nuk ndihem më në faj. Vij nga një familje punëtorësh nga Nju Xhersi, dhe deri në moshën 30-vjeçare nuk kisha asnjë dollar në xhep. Mes filmave të shumtë në karrierën e tij tregon se nuk do të veçonte asnjë. I kam zgjedhur vetë, kështu që nuk mund të veçoj asnjë. Në fund recetën e bukurisë dhe fizikut perfekt: E thashë edhe më parë: sepse ndihem një djalosh brenda vetes. Pastaj ime më ka pasur një lëkurë të mrekullueshme dhe më ka bërë një dhuratë gjenetike. Përpiqem të pi sa më pak të jetë e mundur, të bëj ushtrime fizike dhe të bëj shumë dashuri. Shtrati mbetet gjithmonë palestra më e mirë.

BRUCE WILLIS burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›