BRUKSEL – Aleatët e NATO-s asnjë plan shumëvjeçar të ndihmës për Ukrainën

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka arritur t’i detyrojë aleatët të angazhohen për një premtim financiar shumëvjeçar për të mbështetur Ukrainën, sipas burimeve.
Përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, aleatët do të angazhoheshin vetëm për të mbështetur Ukrainën me vlerë 40 miliardë euro (43 miliardë dollarë) brenda vitit të ardhshëm, sipas delegacioneve në aleancë.
Aleatët – gjithashtu nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për ndarjen e kostove financiare të mbështetjes për Ukrainën, me anëtarët e NATO-s që deklaruan në mënyrë të paqartë se produkti i brendshëm bruto (PBB) i ekonomisë së një vendi duhej të luante një rol.
Në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në qershor, Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të binin dakord për një plan – për të ruajtur në afat të gjatë nivelin e tyre aktual të mbështetjes për Ukrainën – të cilin ai e vendosi në 40 miliardë euro në vit.
Barra do të ndahej sipas PBB-së së vendeve të NATO-s, me 50% të kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. //a.i/