E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kadare përcillet për në banesën e fundit

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort u përcoll sot për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Kadare ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.

Qeveria shqiptare shpalli dy ditë zie kombëtare në nder të gjeniut të letrave shqipe, ndërsa sot mijëra qytetarë e personalitete të jetës publike nga Shqipëria dhe Kosova kryen homazhe në sallën e TKOB.

Pas homazheve Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.

Bashkëshortja e tij Helena kërkoi ceremoni varrimi vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

Ceremonia e lamtumirës për Kadarenë, foto: Florian Abazaj 1 nga 21

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›