E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar në sulmin kundër Katarit

BRUKSEL, 9 shtator /ATSH/ – Bashkimi Evropian tha se sulmi në Doha të martën mund të çojë në më shumë konflikt në Lindjen e Mesme, në një nga deklaratat më të forta deri më sot nga blloku 27-vendesh, sipas AP.

“Sulmi ajror i sotëm nga Izraeli kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha shkel ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Katarit dhe rrezikon një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në rajon”, tha Anouar El Anouni, një zëdhënës i Komisionit Evropian, në një deklaratë të postuar në internet nga trupi diplomatik i BE-së.

“Çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget – nuk është në interesin e askujt. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza”, tha ai.

BE është përçarë nga mosmarrëveshje të thella mbi fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza.

Protesta masive kanë tronditur qytetet evropiane nga Amsterdami në Barcelonë, duke kërkuar një armëpushim./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›