E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE shqyrton paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë deri në 6 miliardë euro

BRUKSEL, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Kostoja e zbatimit të propozimit të ri të Bashkimit Evropian për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën vlerësohet në rreth 6 miliardë euro.

Qëllimi i paketës është t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë dhe municione.

“Investimet prej 3,5 miliardë euro konsiderohen të nevojshme për dërgimin e 1,5 milionë predhave artilerie, thanë sot burimet.

Përveç kësaj, 500 milionë euro do të vihen në dispozicion për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe 2 miliardë euro për pajisjet dhe trajnimin e dy brigadave ukrainase.

Shërbimi diplomatik i BE-së synon një marrëveshje në parim për planin – ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen të hënën në Bruksel.

Megjithatë, ka qenë e paqartë se cilat shtete anëtare të BE-së do të mbështesin paketën e mbështetjes ushtarake dhe nëse ajo mund të zbatohet.

Shumë shtete të BE-së janë me borxhe të mëdha dhe kohët e fundit kanë përjetuar vështirësi financiare.

Për të shpërndarë barrën financiare të paketës së ndihmës në mënyrë të drejtë brenda BE-së, duhet të përcaktohet një shumë për secilin vend në varësi të prodhimit ekonomik, i cili më pas mund të sigurohet ose në dërgesat e armëve ose në kontributet financiare.

Të ardhurat nga interesi nga asetet e ngrira ruse do të kontribuojnë rreth 880 milionë euro.

Si ekonomia më e fortë në BE, Gjermania ka të ngjarë të përballojë rreth një të katërtën e kostove të mbetura. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›