PARIS – Macron në raundin e ri të bisedimeve me BE-në dhe Kanadanë për të forcuar koordinimin e mbështetjes për Ukrainën

PARIS, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi sot një video-konferencë informale me 19 vende evropiane dhe Kanadanë për të forcuar koordinimin e mbështetjes për Ukrainën, sipas Pallatit Élysée.
Raundi i ri i bisedimeve pason samitin e mbajtur të hënën në Paris, i cili nuk dha rezultate konkrete.
Takimi mes vendeve kryesore evropiane që mbështesin Kievin përfundoi me opinione të ndara – për dislokimin e një forcë të mundshme paqeruajtëse të BE-së në Ukrainë.
Gjermania nuk mori pjesë sot në raundin e bisedimeve.
Diskutimet vijnë pasi Evropa përballet me një pyetje kritike: si t’i përgjigjet ndryshimit dramatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën e saj ndaj Ukrainës.
Uashingtoni po kërkon të nxisë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin drejt negociatave – për sigurimin e një marrëveshjeje paqeje në Evropë. //a.i/