TEL AVIV – Izraeli vret dy luftëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor

TEL AVIV, 9 gusht /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha sot se ka vrarë dy anëtarë të milicisë pro-iraniane të Hezbollahut në Libanin jugor, ndërsa Hezbollahu konfirmoi vdekjen e tre prej anëtarëve të tij – deri më tani.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Ushtria izraelite tha se kishte sulmuar një kompleks ushtarak të milicisë shiite në zonën Naqoura, jo shumë larg kufirit izraelit.
Hezbollahu, në konfirmimin e vdekjeve të tre anëtarëve të tij – nuk tha se ku dhe kur ndodhën këto.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë luftuar çdo ditë me zjarr që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor.
Më shumë se 120 civilë janë vrarë, shumica e tyre në kufirin libanez. Përveç kësaj, më shumë se 350 anëtarë të Hezbollahut dhe ushtarë izraelitë kanë vdekur në konflikt. //a.i/