BRUKSEL – Fillon samiti i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian për mbrojtjen dhe Ukrainën

BRUKSEL, 6 mars /ATSH-ANSA-DPA/ – Sapo ka filluar samiti i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian për mbrojtjen dhe Ukrainën.
Liderët e BE-së do të përpiqen të gjejnë një përgjigje ndaj kthesës drastike të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Në një garë me kohën, udhëheqësit e BE-së synojnë të gjejnë zgjidhje se si të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për të mbështetur më tej Ukrainën dhe për të përmirësuar ndjeshëm kapacitetin mbrojtës të Evropës.
Vendet e BE-së dhe Ukraina janë të alarmuar nga perspektiva e SHBA-së dhe Rusisë që kërkojnë një zgjidhje paqeje në mënyrë dypalëshe, e cila mund t’i japë Moskës koncesione territoriale, të përjashtojë Ukrainën nga NATO dhe të mbyllë derën për pjesëmarrjen e SHBA-së në operacionet e ardhshme paqeruajtëse./ a.jor.