E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

UASHINGTON, 4 shtator /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump u tha sot liderëve evropianë se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, e cila sipas tij po ndihmon Moskën të financojë luftën kundër Ukrainës, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, sipas Reuters.

Trump iu bashkua një telefonate të Koalicionit të të Vullnetshëmve, i udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku po diskutoheshin mënyrat për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtuesit rusë.

Presidenti Macron dhe liderët evropianë e ftuan presidentin Trump në takimin e tyre të koalicionit.

Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën, pasi Rusia ka marrë 1,1 miliardë euro nga shitjet e karburantit në BE brenda një viti.

Presidenti theksoi gjithashtu se liderët evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik ndaj Kinës për financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›