BRUKSEL – NATO: Rusia ka humbur rreth 900 000 trupa që nga fillimi i luftës

BRUKSEL, 3 prill /ATSH-DPA/- Rusia ka humbur rreth 900 000 trupa që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë në Ukrainë – më shumë se tre vjet më parë, tha sot një zyrtar i lartë i NATO-s.
“Deri në 250 000 ushtarë janë vrarë në konfliktin që filloi më 24 shkurt 2022”, sipas NATO-s.
Ukraina ka mbrojtur veten kundër sulmit rus me mbështetjen e gjerë të aleatëve perëndimorë.
Pasi forcat e Kievit ishin në gjendje të rimerrnin disa territore pas avancimit fillestar të Rusisë – të dyja palët janë bllokuar në një luftë rrënimi për muaj të tërë – ndërsa rusët kanë vazhduar të bëjnë progres.
Sipas vlerësimit të NATO-s, “situata në fushën e betejës mbetet shumë e vështirë”.
“Ndërsa ne nuk presim një dështim të linjave mbrojtëse të Ukrainës në dy muajt e ardhshëm, edhe nëse Moska vazhdon të përparojë, ne besojmë se Rusia do të vazhdojë të rrisë presionin përgjatë vijës së frontit dhe ndaj Ukrainës në përgjithësi”, tha zyrtari në përpara takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.
Duke vënë në dukje avancimet e fundit territoriale nga forcat ruse në Ukrainën lindore, duke përfshirë në Torezk dhe afër Pokrovsk, zyrtari tha se Rusia ka vazhduar me strategjinë e saj të humbjeve të mëdha në këmbim të avancimeve të ngadalta.
“Vetëm në shkurt të këtij viti, Rusia humbi 35140 trupa”, sipas zyrtarit. //a.i/