E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Rutte: NATO dënon shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia

BRUKSEL, 10 shtator /ATSH-DPA/- Aleanca perëndimore e mbrojtjes po kryen një vlerësim të plotë pasi dronët rusë u rrëzuan ndërsa hynin në hapësirën ajrore polake, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Pavarësisht nëse ishte i qëllimshëm ose jo, është absolutisht një veprim i pamatur dhe absolutisht i rrezikshëm”, tha Rutte duke iu referuar incidentit.

“Bëj thirrje për ndalimin e shkeljes së hapësirës ajrore aleate. Ne jemi të gatshëm dhe vigjilentë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha ai në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin.

“Përveç Forcave Ajrore Polake, në rrëzimin e dronëve, u përfshinë edhe disa anëtarë të NATO-s”, tha Rutte.

“Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç janë projektuar masat”, tha ai.

“Ambasadorët e NATO-s diskutuan situatën pas kërkesës së Polonisë për konsultime”, tha sekretari i përgjithshëm.

“Ne do ta monitorojmë nga afër situatën përgjatë krahut tonë lindor dhe mbrojtja ajrore e NATO-s vazhdon të jetë në gatishmëri”, theksoi Rutte. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›