E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN –Pistorius: Shkelja e hapësirës ajrore në Poloni nuk ishte aksidentale

BERLIN, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka dënuar ashpër hyrjen e dronëve ushtarakë në hapësirën ajrore polake, duke theksuar se bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm dhe jo aksidental.

“Të fluturonin drejt Ukrainës, nuk do të kishin nevojë të ndiqnin këtë rrugë”, tha Pistorius në parlament, duke shtuar se sipas informacioneve nga Varshava, dronët ishin të armatosur dhe mund të kishin shkaktuar pasoja në çdo moment.

Sipas Pistorius, duket se dronët u nisën nga territori bjellorus

Ai paralajmëroi se incidenti tregon rrezikun e vazhdueshëm nga provokimet e forcave ruse, si në hapësirën ajrore të Ballikut, në Detin Baltik, ashtu edhe në Evropën Qendrore, përmes sulmeve hibride apo fluturimeve me dronë.

Ndërkohë, Ministria gjermane e Mbrojtjes bëri të ditur se dy njësi gjermane të sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”, të vendosura në aeroportin polak të Rzesyow, rritën menjëherë nivelin e alarmit gjatë natës.

Kontingjenti gjerman në Rzeszow, ashtu si aleatët e tjerë të NATO-s, kontribuoi më pas në vlerësimin e përgjithshëm të situatës, duke shtuar se nuk pati përdorim të drejtpërdrejtë të sistemeve “Patriot “si përgjigje ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›