E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Rutte mbështet Gjermaninë në përmbushjen e detyrimeve të mbrojtjes

BRUKSEL, 7 nentor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbështeti kancelarin gjerman Olaf Scholz për të përmbushur detyrimet e sigurisë së vendit të tij, pavarësisht prishjes së koalicionit qeveritar gjerman.

Rutte tha se ishte i sigurt se Gjermania mund të përmbushte kërkesat e saj të mbrojtjes, duke e përshkruar Scholz si një “udhëheqës të fortë” që mund të lundronte në paqëndrueshmërinë politike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se Scholz do të sigurohej që Gjermania të luante “rolin e saj në skenën botërore” dhe të udhëhiqte politikën e saj të jashtme në përputhje me rrethanat.

Scholz dhe Rutte punuan së bashku si liderë të BE-së kur ish-kryeministri holandez ishte në pushtet në Holandë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›