E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Biseda telefonike me Trump pas fitores, e shkëlqyer

KIEV, 7 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte zhvilluar dje një telefonatë “të shkëlqyer” me Donald Trump – pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Ne ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë dhe të avancojmë bashkëpunimin tonë. Udhëheqja e fortë dhe e palëkundur e SHBA-së është jetike për botën dhe për një paqe të drejtë”, shkroi Zelensky në X.

“Fushata e tij e jashtëzakonshme e bëri të mundur këtë rezultat. Unë vlerësova familjen dhe ekipin e tij për punën e tyre të madhe”, tha ai.

Zelensky ishte ndër të parët që uroi Trump për fitoren e zgjedhjeve.

Ukraina është shumë e varur nga ndihma amerikane në mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

Trump premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës në një kohë shumë të shkurtër. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›