BUDAPEST – Udhëheqësit evropianë të bindur se Berlini do ta zgjidhë shpejt krizën qeveritare

BUDAPEST, 7 nëntor /ATSH-DPA/- Udhëheqësit evropianë shprehën sot optimizmin e tyre se kriza e qeverisë gjermane do të zgjidhej shpejt, pasi mbërritën në një takim të liderëve në Budapest.
“Gjermania është një partner i rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Unë supozoj se Gjermania do t’i zgjidhë problemet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Viola Amherd, presidente e Zvicrës, fqinjit jugor të Gjermanisë.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo tha se ishte e rëndësishme që zgjedhjet e reja të zhvilloheshin së shpejti.
“Ne kemi nevojë për një qeveri të fortë dhe të bashkuar gjermane dhe ne kemi nevojë për një Gjermani të fortë në Bashkimin Evropian”, tha Orpo.
Kryeministri belg, Alexander De Croo nuk parashikohet që prishja e koalicionit qeveritar në Berlin të kishte “aq shumë ndikim” jashtë vendit.
“Gjermania, sigurisht, është motori ekonomik i klubit evropian, por unë nuk do ta dramatizoja këtë. Kjo është pjesë e demokracisë”, tha De Croo.
“Evropa është e fortë kur Gjermania është e gjallë”, tha kryeministri norvegjez Gahr Store, duke shpresuar për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike.// a.i/