BRUKSEL – Shefi i NATO-s Rutte uron Trump për fitoren në zgjedhje

BRUKSEL, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka uruar Donald Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Sapo përgëzova Donal Trump për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Rutte në X.
“Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën tonë”, tha ai.
“Mezi pres të punoj përsëri me të për të çuar përpara paqen përmes NATO-s”, tha Rutte.
Fox News e kishte shpallur tashmë kandidatin republikan Trump fitues të përgjithshëm kundër demokrates Kamala Harris, por rrjetet e tjera mediatike dhe agjencia amerikane e lajmeve AP nuk e kanë bërë këtë. Trump e shpalli veten fitues në një fjalim në Florida. //a.i/