TURQI – Erdogan uron Trump pas zgjedhjeve në SHBA

STAMBOLL, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan uroi sot Donald Trump – pasi kandidati republikan bëhet gati për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
“Miku im, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale pas një “beteje të madhe”, shkroi Erdogan në X.
“Me zgjedhjen e Trump, fillon një epokë e re”, shkroi Erdogan.
Udhëheqësi turk tha se shpreson që Trump të forcojë marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së, si dhe t’i japë fund krizave dhe luftërave rajonale dhe globale.
Fox News e kishte shpallur tashmë kandidatin republikan Trump fitues të përgjithshëm kundër demokrates Kamala Harris, por rrjetet e tjera mediatike dhe agjencia amerikane e lajmeve AP nuk e kanë bërë këtë. Trump e shpalli veten fitues në një fjalim në Florida. //a.i/