E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Stoltenberg përjashton mundësinë e rikthimit në politikën e lartë norvegjeze

BRUKSEL, 6 shtator /ATSH-DPA/- Ish-kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg nuk dëshiron t’i kthehet politikës së lartë në vendin e tij pas një dekade si sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg, 65 vjeç tha sot në një konferencë për shtyp në Oslo se – do të gjente mënyra për të mbështetur Partinë e tij Laburiste të qendrës së majtë si një anëtar i zakonshëm.

“Unë nuk do të jem dikush që do të kthehet në shtëpi dhe do të fillojë të ketë shumë mendime për gjërat me të cilat nuk jam përfshirë në të vërtetë për 10 vjet – domethënë politikën aktive norvegjeze”, shtoi ai.

Ai nuk ka komentuar për aktivitete të tjera të mundshme.

Stoltenberg ishte kryeministër nga viti 2000 në 2001 dhe nga 2005 në 2013. Në vitin 2011, ai udhëhoqi vendin e tij gjatë periudhës së vështirë pas sulmeve në qarkun qeveritar të Oslos dhe në ishullin Utoya, ku terroristi i krahut të djathtë Anders Behring Breivik vrau gjithsej 77 persona.

Stoltenberg është sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014. Këtë post, ai do t’ia dorëzojë ish-kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›