FRANCË – Kryeministri i ri Barnier përgatitet për të formuar qeverinë

PARIS, 6 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri i ri i Francës, Michel Barnier nisi sot detyrën e vështirë për të formuar qeverinë, një ditë pas emërimit të tij të befasishëm nga presidenti Emmanuel Macron.
Ish-komisioneri i BE-së u takua me përfaqësues të partive të ndara për të shqyrtuar mundësitë për një shumicë – të aftë për të formuar një administratë.
Ai gjithashtu u takua me Macron për një drekë pune dhe më vonë do të bëjë deklaratën e tij të parë publike për planet e tij në detyrën e re.
Ndërsa mori detyrën dje në mbrëmje, Barnier njoftoi një drejtim të ri politik për Francën, por mbetet e paqartë se me cilat parti synon të qeverisë konservatori 73-vjeçar.
Aleanca e krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor (NPF) të Francës doli fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik, përpara aleancës centriste së Macron dhe Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në vendin e tretë.
Megjithatë, NPF nuk mori shumicën absolute të vendeve në Asamblenë Kombëtare dhe Macron refuzoi të emëronte kandidaten e tyre Lucie Castets si kryeministre, duke pretenduar se ajo do të vihej menjëherë në veton nga partitë e tjera.
Aleanca e krahut të majtë ka reaguar me tërbim ndaj emërimit të Barnier, republikanët e qendrës së djathtë të të cilit rezultuan dobët në zgjedhje.
Tashmë sugjerohet se Barnier mund të duhet të kthehet në të djathtën ekstreme për mbështetje. //a.i/