E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen: BE i siguroi Ukrainës 3,9 miliardë euro kredi për blerjen e dronëve

BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-DPA/- Ukraina do të marrë këstin e parë prej 3,9 miliardë eurosh nga kredia ushtarake e Bashkimit Evropian, me vlerë totale 90 miliardë euro, e krijuar për të mbështetur Kievin.

Komisioni Evropian njoftoi sot se fondet e shpërndara sot, do të përdoren për blerjen e dronëve.

Kjo kredi, e miratuar më herët gjatë këtij viti, parashikon 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore për Ukrainën gjatë viteve 2026-2027.

Qëllimi i saj, është t’i mundësojë Ukrainës të vazhdojë mbrojtjen kundër pushtimit rus, si dhe të shmangë falimentimin e shtetit.

“Këto investime do ta ndihmojnë Ukrainën të mbrojë qytetarët e saj, të mbrojë sovranitetin dhe të forcojë sigurinë e Evropës”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo shtoi se Evropa do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

Javën e kaluar, Ukraina mori edhe një këst të parë prej 3,2 miliardë eurosh, si mbështetje për buxhetin e shtetit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›