BSH: Banka "Ura" per ato qe s'paguajne dot Eglantina Nasi
Nje banke me probleme, e cila mund te shfaqe ne nje moment te caktuar mangesi likujditeti dhe veshtiresi ne pagesat e detyrimeve, mund ta gjeje shpetimin tek te ashtuquajturat "banka ura". Kjo fale nje rregulloreje te posacme te publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise, e cila sanksionon licencimin e ketyre institucioneve te reja financiare. "Banka ure eshte nje shoqeri aksionere, e cila administron perkohesisht aktivet dhe detyrimet e transferuara nga nje banke me probleme", citojne ekspertet e BSH-se brenda kesaj rregulloreje. Duke shtuar se keto "banka ura" do te mund te vazhdojne aktivitetin e bankave me probleme. Ku keto te fundit, sipas ketyre eksperteve jane saktesisht ato te cilat "kane ose mund te kene nje perkeqesim te likuiditetit ose te aftesise paguese te tyre. Por edhe qe nuk realizojne ne vazhdimesi nje permiresim ne burimet e tyre financiare, ne profilin e rrezikut, ne drejtimin strategjik te biznesit bankar si dhe ne aftesite e drejtuesve te tyre per administrimin e rrezikut. E pikerisht, ne nje situate te tille "ngerci" qe mund te perjetoje nje banke e nivelit te dyte ne Shqiperi, do te menaxhohet nga nje "banke ure", e cila zyrtarisht do te marre ne duar kapitalin dhe aktivet e mbetura prej saj, per t'i kthyer ne eficente e duke e larguar kesisoj nga nje falimentim i paralajmeruar, duke e destinuar me tej drejt nje pronari te ri. Nga ana tjeter, rregullorja e Bankes se Shqiperise per funksionimin e ketyre "bankave ura", percakton se ato do te kene per detyre qe te synojne ruajtjen e madhesise dhe jo shtrirjen dhe zgjerimin e rrjetit te bankave te dobeta qe kane marre ne varesi. Sikunder do te synojne edhe ruajtjen apo rritjen e vleres se aktiveve qe kane marre ne kujdestari dhe fitimit prej tyre. Gjithcka, ne kuadrin e ngritjes se nje banke, treguesit e te ciles mund te jene drejt renies dhe ne fund, dorezimin e saj ndaj te treteve. "Administratoret e bankes ure e njohin profilin e rrezikut dhe do sigurojne qe nivelet e kapitalit ta mbulojne mjaftueshem ate", citon me tej rregullorja e posacme e BSH-se. Duke shtuar se keta administratore, do te jene te emeruar nga Banka e Shqiperise dhe se mund te shkarkohen ne cdo kohe prej saj. Njesoj si nje qeveri teknike, e cila menaxhon nje vend ne situate krize, edhe keto "banka ura", marrin persiper qe ta rehabilitojne ate, duke u terhequr ne momentin qe kjo ndodh. "Banka ure, ne bashkepunim me grupin mbikeqyres, harton nje strategji shitje, e cila duhet te marre parasysh kryesisht perberjen e aktiveve dhe detyrimeve te bankes; kushtet ekonomike dhe konkurruese te bankes ne tregun perkates, si edhe eksperiencat e meparshme ne tregtimin e aktiveve dhe detyrimeve", percakton me tej rregullorja mbi finalizimin e shitjes se aksioneve qe ble nga nje banke e dobet.
Finalizimi i misionit/ Kur mbyllet dhe si likujdohet nje "banke ure"
Neni 21
1. Banka ure mbyllet kur perfundon afati i percaktuar ne vendimin per krijimin e saj.
2. Banka ure mbyllet perpara afatit, kur ka transferuar ose shitur te gjitha aktivet dhe detyrimet tek nje banke tjeter vendase dhe/ose e huaj, ose kur kapitali i saj eshte blere nga subjektet e interesuara.
3. Vendimi per mbylljen e bankes ure miratohet paraprakisht nga Banka e Shqiperise. Kjo edhe ne rastet
kur vlera totale e aktiveve bie si pasoje e terheqjes se depozitave nga klientet e saj.
4. Banka e Shqiperise, pas mbylljes se bankes ure, revokon
licencen e saj. Pas kesaj, aktivet dhe detyrimet e
patransferuara ose te pashitura, vendosen ne likujdim nga Banka e Shqiperise.
Konfidencialitet, qe te mos kete humbje parash
"Procesi i transferimit te aktiveve dhe detyrimeve nga banka me probleme, tek banka ure, dhe me pas, transferimi i tyre tek nje banke tjeter vendase ose e huaj, eshte nje proces qe zhvillohet ne fshehtesi te larte, me qellim shmangien e humbjeve te metejshme gjate tij". Kjo eshte nje pike tjeter mjaft e rendesishme qe permbahet ne rregulloren per licencimin e te ashtuquajturave "banka ura" prej Bankes se Shqiperise. Duke shtuar me tej se
"palet pjesemarrese ne transaksionet perkatese jane te detyruara per ruajtjen e sekretit profesional, si dhe te konfidencialitetit te informacionit te marre gjate procesit te krijimit, funksionimit, si dhe shitjes se bankes ure".