E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Në fshatin e Ramëszbuluam fusha të reja nafte

TIRANË – Në mbledhjen e KKRTRSH, kryeministri Berisha bëri me dije se janw zbuluar fusha të reja nafte në Shqipëri. Madje, ai deklaroi se shumë prej tyre i takojnë fshatit, Mbrepshtan ku sipas kryeministrit ka lindur edhe kryetari I PS, Edi Rama.

“Të dhënat janë bindëse për fusha të reja nafte në Shqipëri. Ky shpim ndodh pikërisht në fshatin e Edi Ramës. Atë fshat e kam vizituar dy herë dhe Rama asnjëherë. Madje, sipas Olldashit që është edhe ai nga ky fshat, Rama nuk e pranon që nuk është nga Mbreshtani. Piktori doli i dështar pavarësisht nga peisazhi shumw i bukur atje”, tha Berisha.

PLANI I HIMARES
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar sot Planin Rregullues të Himarës. Kryeministri Berisha, i cili drejton takimin e sotëm deklaroi se palni përcakton se ku mund të mos ndërtohet më në bashkinë e Himarës, e cila ka potenciale të mëdha në turizmin e vendit.

“Potenciali turistik i Himarës mund të trefishohet. Autoritetet lokale kanë dhënë mendimin se ku mund të mos ndërtohet”, tha Berisha.

KKRRT po vijon diskutimet lidhur me Planin e Përgjithshëm Vendor për qytetin e Lushnjes.
“Vendosja në qendër të Lushnjes më kallinjtë e grurit ka patur qëllim të fshihet ‘pavarësia e dytë e Shqipërisë’ sic është Kongresi i Lushnjes”, tha kryeministri.
Ai ka propozuar që të zëvendesohët monumenti dhe në ndërtohet një I vecantë kushtuar Kongresit. (vijon)

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›