E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ekonomia ecuri te ngadalte per katermujorin

Treguesit me te fundit per ekonomine vendase, tregojne per nje ecuri te ngadalte te ekonomise ne muajt e pare te vitit 2010. Ngadalesimi i kerkeses se brendshme eshte kompensuar nga nje ecuri pozitive dhe ne rritje per eksportet shqiptare. Nga ana tjeter Banka e Shqiperise veren se, presionet e brendshme inflacioniste kane qene te uleta dhe inflacioni i cmimeve te konsumit ne renie. Tregjet monetare paraqiten me te qeta, te karakterizuara nga tendenca renese e normave te interesit, permiresim i situates se likuiditetit te sistemit bankar dhe nje ecuri me e qendrueshme e kursit te kembimit. Megjithate, kreditimi i ekonomise vazhdon te ruaje ritme te uleta rritjeje. Vleresime te terthorta dhe paraprake sugjerojne se ritmet e konsumit privat kane qene te permbajtura, te kushtezuara nga burime me te kufizuara te financimit te tij dhe nga orientimi me i madh i konsumatoreve drejt kursimit. Shkalla e ulet e shfrytezimit te kapaciteteve ne ekonomi, ritmet e uleta te kredise per investime dhe renia e importit te mallrave kapitale e te ndermjetem sinjalizojne per nje tkurrje te investimeve private edhe gjate tre muajve te pare te ketij viti. Kerkesa per kredi e sektorit privat vazhdon te jete e ulet, duke reflektuar ngadalesimin e aktivitetit ekonomik. Pastruar nga efekti i kursit te kembimit, ritmi vjetor i rritjes se kreditimit per kete sektor u ngadalesua me tej ne 4.8 per qind ne muajin mars. Kerkesa e bizneseve per kredi vazhdon te jete burimi i vetem i rritjes se kreditimit, nderkohe qe kredia per individe vijon te tkurret ne terma vjetore, per te pestin muaj radhazi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›