E Shtunë, 31 Tetor 2026

OECD: Ripërtëritje e ekonomisë globale, por ka rreziqe

Organizata për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD), me seli në Paris, ka deklaruar se bota po ripërtërihet fuqishëm nga rënia ekonomike globale, por borxhet në vendet e eurozonës paraqesin rrezik për ripërtëritje të plotë.
Në raportin gjashtë mujor, të publikuar sot, OECD thotë se parashihet rritje globale 4.75% në vitin 2010, që është një ngritje e rëndësishme krahasuar me shifrën prej 1% në vitin 2009.
Sipas kësaj organizate, shenjat e ripërtëritjes janë nxitur nga ekonomitë në zhvillim në Azi, por tërhiqet vërejtja se jobalancet ndërmjet rajoneve, që në masë të madhe janë konsideruar si shkaktare të krizës, po rriten përsëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›