BSH, Fullani: Norma e interesit, e pandryshuar
TIRANE- Banka e Shqiprise vendos te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit. Deklarata eshte bere nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjate nje konference per shtyp, ku ka bere me dije vendimin e Këshillit Mbikqyrës. Sipas tij, norma bazë e interesit do vazhdoje te jete 5.25%. Fullani ka vleresuar rritje te ekonomise, por ngadalesime ne nje sere treguesish, nderkohe qe inflacioni për muajin korrik vleresohet te jete 3.6%.
Ashtu siç pritej nga Banka e Shqipërisë, presionet e kontrolluara inflacioniste kanë krijuar një ambient të favorshëm për reduktimin e shpejtë të efekteve inflacioniste të importuara. Çmimet e konsumit gjatë 2011 janë ndikuar nga goditjet e ofertës të materializuara me disa produkte, apo me çmime të rregulluara. Inflacioni bazë ka frenuar rritjen. Stabilizimi i pritjeve të agjendëve ekonomik për inflacionin janë reflektuar në moderimin e efekteve të raundit të dytë të inflacionit, tha Fullani.
Sipas tij, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe në muajin korrik dhe kjo rritje është e ngjashme me tremujorin paraardhës, duke mbetur gjithsesi nën rritmin e rritjes së ekonomisë shqiptare.