BSH: Këtë vit inflacioninë rënie. Norma e interesitnuk ndryshon
TIRANE- Banka e Shqipërisë garanton qytetarët jo vetëm për stabilitet të cmimeve në vend por edhe për mallra konsumi më të lira gjatë periudhës në vijim. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani se këtë vit inflacioni pritet të luhatet rreth nivelit 3% nga 3.4 për qind që është aktualisht.
Sipas Fullanit, zhvlerësimi i lekut dhe rritja e cmimeve në tregjet botërore, faktorë që kanë ndikuar në inflacion , janë kalimtarë dhe nuk do të japin efekt gjatë muajve të ardhshëm.
“Këto faktorë të ofertës pritet të kenë ndikim kalimtar në ecurinë e inflacionit duke mos u përkthyer në presione të qëndrueshme inflacioniste. Projeksionet e Bankës së Shqipërisë e vendosin normën vjetore të inflacionit pranë objektivit 3% të Bankës së Shqipërisë për periudhën afatmesme.” u shpreh Fullani.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar gjithashtu se ecuria e aktivitetit ekonomik të vendit është pozitive, edhe pse me ritme të ngadalta.
Bazuar në këto kushte, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar me 5% normën bazë të interesit për lekun.
(e.n/news24/BalkanWeb)