Tenderat, Prifti: Auditizbuloi se ka korrupsionPS të ndalë presionin
TIRANE- Në një konferencë për shtyp, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti duke iu referuar sulmeve të opozitës, të bëra ditët e fundit ndaj koncesionit të Zallit të Okshtunit, ku ka qenë dhe është i përfshirë kunati i Ministres së Integrimit, zonjës Majlinda Bregu, u shpreh se “në të njëjtin koncesion ku është kunati i znj.Bregu aksioner, është edhe dhëndrri i një deputeti të PS të Durrësit, pronar i një kompanie tjetër brenda po të njëjtit koncesion, ku bëjnë pjesë 6 kompani”.
Duke i bërë thirrje PS-së për të mos sulmuar biznesin pa shkak ministri Prifti sqaroi se “pothuajse të gjitha koncesionet janë bashkim kompanish të ndryshme shqiptare, 5, 6 apo 10 kompani në të njëtjin koncesion, në mënyrë që të plotësohen kriteret e koncesionit. Ministria i vlerëson ato nga aspekti teknik, financiar dhe i realizimit të investimit, pra ne nuk bëjmë vlerësime politike”.
"Shqipëria është e vogël, socialistë e demokratë përpiqen të investojnë për të ndërtuar vendin", tha Prifti, duke shtuar se nuk duhet ta sulmojmë biznesin dhe koncesionet në këtë mënyrë, sepse dëmtohet vendi ynë. Ai tha se “sot këtë vend e drejton një maxhorancë PD –LSI, nesër mund ta drejtojë kushdo tjetër dhe nuk mund të sillemi me biznesin në këtë mënyrë, nuk mund të sillemi me vendin tonë dhe me investimet e vendit tonë në këtë mënyre".
Prifti i bëri thirrje zotit Rama dhe PS ta lërë listën e familjarëve dhe listën e shtëpisë të njërit apo tjetrit. "Unë i kam të dhënat e të gjitha koncesioneve dhe janë 6-7 apo 10 kompani në një koncesion dhe po të kërkosh do të gjesh edhe kunetër të PS, edhe të PD, edhe miq e shokë të një krahu, edhe të një tjetri”, u shpreh Prifti.
Ndërsa për rastet e korrupsionit në adminitratën shtetërore, ministri Prifti tha se “kam kontrolluar me Auditin e Brendshëm të ministrisë koncesionet e vetëm dy muajve të verës të vitit 2009 dhe auditi i ministrisë më sugjeron kallëzim penal për dy ish-drejtorë të ministrisë për problematikën që kanë në dhënien e lejeve koncesionare”. "Sigurisht që probleme ka, por t’i lëmë njerëzit që merren me auditin, kontrollin, hetimin t’i drejtohemi ashtu siç i është drejtuar ndonjë rast prokurorisë t’i bëjnë ata hetimet, pasi nuk duhet të vazhdojmë më me sulme politike”, përfundoi ministri Prifti.
(m.a/BalkanWeb)