E Martë, 3 Nëntor 2026

BSH: Kredia për ekonominë, rritje me 36% në janar

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/  Kreditimi i ekonomisë vijoi rritjen edhe për muajin janar 2025.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në muajin janar bankat disbursuan 31,9 miliardë lekë kredi për ekonominë, me një rritje prej 36% me bazë vjetore.

Ndikimin kryesor në rritjen e kreditimit në muajin e parë të këtij viti dhanë individët por dhe biznesi.

Shifrat tregojnë se kredia për individët shënoi 9, 5 miliardë lekë ose 42% më shumë se në janar 2024.

Ndërsa për bizneset kredia e re (janar 2025) u rrit me 17%, duke prekur shifrën e 19, 6 miliardë lekëve.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e kreditimit në ekonomi po mbështetet nga trendi në rritje i ekonomisë reale, ku spikatin sektorët e turizmit, shërbimeve, pasuritë e paluajtshme.

Gjithashtu, kreditimi në rritje i adresohet normave të ulëta të interesit nxitur nga politika monetare lehtësuese e Bankës Qendrore. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›