E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,71 lekë dhe këmbehet me 95,41 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 99,23 lekëve, ose 0,03 lekë më shumë se ditën e enjte.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,25 lekë dhe këmbehet me 120,21 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,75 lekë, ose 0,34 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 95.41 +0.71
Euro EUR 99.23 +0.03
Poundi Britanik GBP 120.21 +0.25
Franga Zvicerane CHF 105.75 +0.34
Jeni Japonez (100) JPY 63.46 +0.30
Dollari Australian AUD 59.29 -0.33
Dollari Kanadez CAD 66.10 +0.04
Korona Suedeze SEK 8.87 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.47 -0.01
Korona Daneze DKK 13.30 0.00
SDR SDR 125.29 +0.87
Ari(OZ 1) XAU 273207.49 -538.01
Argjend(OZ 1) XAG 2972.85 -38.08
Juani Kinez (onshore) CNY 13.11 +0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 13.10 +0.08
Lira Turke TRY 2.61 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›