E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numri i lejeve të ndërtimit ra me 16,6% në 2024-ën

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Numri i lejeve të ndërtimi shënoi rënie me 16,6% në 2024-ën, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Referuar raportit të INSTAT-it, gjatë vitit 2024, janë miratuar gjithsej 1336 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1602 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2023.

Ndërsa sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja u rrit me 18,1%, duke shkuar në 2,4 milionë m2, nga 2,1 milionë m2, miratuar në vitin 2023.

Raporti tregon se vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 106,4 miliardë lekë në vitin 2024, nga 89,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 18,8 %.

Kryeqyteti, Tirana kishte edhe numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit të miratuara përgjatë gjithë vitit me konkretisht 494 leje, për një sipërfaqe prej 1,9 milionë m2. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›