BSH: Kujdes shpenzimet, ekonomia ka rënie
25/06/2009 Nuk ndryshon norma bazë
Analizat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vendi do të vijojë të ndjejë efektet e rënies ekonomike. Ndaj qeveria duhet të bëjë kujdes me shpenzimet dhe të ardhurat. “Analiza tregon ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend në tremujorin e parë, i shprehur ky në ngushtimin e aktivitetit kredidhënës për sektorin privat, në rënien e eksporteve, në ngadalësimin e ritmit të zgjerimit monetar dhe në mosrealizimin e planit të të ardhurave fiskale. Rezultatet e vrojtimeve të besimit konfirmojnë rënien e ritmit të rritjes së ekonomisë në tremujorin e parë dhe të dytë të 2009-s, duke sinjalizuar dobësimin e kërkesës së brendshme dhe asaj të jashtme”, - thekson raporti i djeshëm i Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.75 për qind. Gjatë mbledhjes së djeshme u shqyrtua edhe raporti mujor i politikës monetare. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës gjykojnë se ky vendim do të shërbejë për të ruajtur qëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në vend. Ky qëndrim mbështet konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit të sistemit financiar në vend, duke reduktuar luhatshmërinë e treguesve të bilancit të pagesave.