Jab Resources aplikon për leje miniere
25/06/2009 Teknikat e kompanisë australiane do të nxjerrin 10 herë më shumë krom nga deri tani
Planifikon ndërtimin e një miniere të re kromi në zonën e Kalimashit
Kompania australiane me qendër në Australi, Jab Resources Limited, ka aplikuar për hapjen e një miniere të re kromi në zonën e Kalimashit. Ajo pritet të ofrojë standarde të reja sigurie dhe mjedisore në Shqipëri me praktika pune të standardeve ndërkombëtare. Aplikimi për marrjen e kësaj lejeje u krye më 19 qershor 2009, 18 muaj pas studimeve paraprake, përfshi punimet e zbulimit dhe studimet e fizibilitetit me një kosto totale prej 3 milionë dollarësh. Jab do të prezantojë teknika të mekanizmit të lartë të nxjerrjes së kromit, të cilat do të lejojnë shfrytëzimin e xeherorëve me përmbajtje deri në 2% kromiteme deri tani të lëna pas dore si nga procesi i shfrytëzimit, ashtu edhe nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Nga studimet e kryera deri tani Jab ka përvijuar rezervat që do të shfrytëzohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Shfrytëzimi i rezervave minerale me përmbajtje të ulët lejojnë që të nxirret më shumë krom nga vendburimet minerale. Teknikat unike të kompanisë do të bëjnë të mundur nxjerrjen e kromit 5 deri 10 herë më shumë se sa ka qenë e mundur nga praktikat e mëparshme. Jab Resurces i ka kryer këto studime brenda lejes së zbulimit të akorduar në vitin 2008 nga Ministria e Ekonomisë, në një zonë prej rreth 30 km2 në zonën e Kalimashit. Tani Jab është duke aplikuar për një leje shfrytëzimi, bazuar në Artikullin 43 të legjislacionit shqiptar për minierat, sipas të cilit zotëruesi i një leje zbulimi mund ta shndërrojë një pjesë të saj në leje shfrytëzimi. Drejtori Ekzekutiv i Jab Resources, z. Rob Murdoch, gjatë vizitës së tij në Tiranë shprehu dëshirën e tij që aplikimi i kompanisë të aprovohet në mënyrë që puna e deritanishme paraprake të kompletohej dhe të nisë hapjen e minierës sa më shpejt. Ai shtoi se kompanitë investitore kanë zgjedhur që JAB RESOURCES të kryejë këto studime në Shqipëri, duke e konsideruar atë si një vend me potenciale të larta, por që kërkon një përqasje moderne për zhvillimin e industrisë minerare në mënyrë që të arrijë edhe potencialin e saj maksimal.
Prodhimi
Menaxheri për Shqipërinë i kompanisë, z. Resmi Kamberaj tha se sipas studimeve të thelluara të kryera nga ekspertët australianë, pritet që kompania të prodhojë fillimisht 100 mijë ton koncentrat kromi. Kjo konsiderohej e pamundur të realizohej më parë nga përmbajtja e ulët e xeheroreve. Kompania, sipas tij, do të ofrojë produkte për çdo kompani ferrokromi shqiptare dhe pjesa tjetër do të eksportohet nën kontrata afatgjata, me benefite ekonomike dhe sociale për komunitetin e zonës dhe sigurimin e të ardhurave në valutë të huaj për Shqipërinë.