Qendër dialize vetëm për trajtimin e fëmijëve
25/06/2009 Spitali i ri në QSUT
Trajtimi i fëmijëve që kanë nevojë për shërbimin e dializës tashmë do të funksionojë i ndarë nga reparti i të rriturve. Ky hap është finalizuar gjatë ditës së djeshme me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë sonë të Shëndetësisë dhe Agjencisë Kombëtare turke për Koordinim dhe Zhvillim. Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit u realizuar nga ministrja Anila Godo dhe koordinatori i projektit, Ali Ozgun Ozturk. Numri i fëmijëve që kërkojnë shërbimin e dializës ndryshon nga viti në vit. Ka raste kur mund të kemi 10 fëmijë apo 15 fëmijë. Sipas protokollit, pala shqiptare ka vënë në dispozicion deri tani 8 milionë lekë për rikonstruksionin, përshtatjen pranë spitalit të pediatrisë, njësisë që do të shërbejë për dializën pediatrie në QSUT. Gjithashtu pala shqiptare do të mbulojë pagat e personelit dhe të gjithë materialet e konsumit mujor dhe të përditshëm që do të ketë nevojë në këtë qendër. Ndërsa pala turke, me një investim prej 250 mijë euro, do të vërë pajisjet e nevojshme në këtë qendër të dializës dhe do të sigurojë trajnimin e personelit të mesëm dhe të lartë që do të punojnë në këtë qendër, e cila tashmë ka shkuar drejt përfundimit për ofrimin e plotë të shërbimit.