BSH Rritet siguria e sistemit bankar
Rritet siguria e sistemit bankar shqiptar.
Banka e Shqipërisë reagon në kohën e duhur për të fuqizuar rregulloren mbi bankat që operojnë në vend. Në më pak se një muaj, Instituti qëndror shqiptar ka ndryshuar dy rregullore, dhe këtë herë është vendosur që ndryshimet të bëhen në rregulloren “Për administrimin e riskut të likuiditetit”. Sipas ndryshimeve me rregulloren e re, bankat e nivelit të dytë janë të deryruara të respektojnë një kufi të caktuar të gjendjes së likuiditetit cash që duhet të kenë. Gjithë paratë që qarkullojnë pranë arkave, investimet që mund të jenë bërë në bono apo llogaria që ndodhet në Bankën Qendrore, janë të gjitha pjesë e llogaritur e aktiveve të likuiditetit. Në nenin 19 të Rregullores, ku përcaktohet edhe kufiri i parave që banka duhet të ketë gjendje dhe në ndryshim nga ajo që sanksionohej më herët, ku kufiri duhet të ishte 20 për qind, me ndryshimet e reja në Rregullore kufiri përcaktohet ndryshe. Në rregulloren e ndryshuar thuhet se , “Banka përllogarit dhe siguron në çdo kohë respektimin e treguesit të aktiveve likuide ndaj pasiveve afatshkurtra: a) në monedhën kombëtare (lekë) dhe në monedhë të huaj në nivelin minimal 20% (njëzet për qind); dhe b) në total në nivelin minimal 25% (njëzet e pesë për qind)”.
Një tjetër ndryshim lidhet me raportimin që duhet të bëjnë bankat për gjendjen e likuiditetit në mënyrë të rregullt pranë Bankës së Shqipërisë, e cila, në rast se ka dyshime për pika të caktuara, kërkon sqarime më të detajuara. Në rast se nga ana e Bankës Qendrore perceptohet një risk më i lartë për një bankë të veçantë të nivelit të dytë, e para “ka të drejtë që të vendosë kërkesa dhe norma më kufizuese të përkohshme për administrimin e rrezikut të likuiditetit, sesa ato të parashikuara në këtë rregullore për banka individuale”. Pra në rast të situatave të vështira të likuiditetit, bankat duhet të sigurojnë nëpërmjet strukturave përkatëse një komunikim sa më efektiv dhe informacion më të plotë sipas kërkesës së Bankës së Shqipërisë.”
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë përmes ndryshimeve në Rregullore ka shtuar edhe masën e mbikqyrjes së bankave në lidhje me raportimet që ato do të kryejnë pranë saj. Nenit 20, që sanksionon këtë pjesë, i është shtuar një pikë e re, e cila i detyron bankat tregtare që në baza javore të raportojnë pranë BSH parashikimet për flukset hyrëse dhe dalëse të parasë. Këto parashikime përfshijnë detaje lidhur me kreditë e shlyera, konvertimet në “cash” të aktiveve që nuk kanë afat maturimi të përcaktuar, para të fituara nga titujt e investimit, mundësi të shitjes së aktiveve, parashikimet mbi rritjen e depozitave si dhe detyrimet që maturohen.