E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Rritja ekonomike në 2012 parashikohet në 4.3%

Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të performojë pozitivisht në bazë të treguesve makroekonomikë gjatë vitit të ardhshëm, ku parashikohet të ketë një rritje prej 4.3%”. Kështu deklaroi Ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë prezantimit në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare të projekt-buxhetit 2012. Sipas tij, në hartimin e këtij dokumenti qeveria është treguar mjaft e kujdesshme, duke pasur parasysh edhe efektet që mund të ketë kriza europiane në ekonominë tonë. Sipas Bodes, të ardhurat e buxhetit janë parashikuar në rreth 356 miliardë lekë dhe shpenzimet rreth 397 miliardë lekë.

Por, për realizimin e objektivave të këtij buxheti, kreu i financave publike kërkoi hartimin e një reforme në skemën e sigurimeve shoqërore. Ministri Bode tha se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të mbështetet politika e rritjes së pagave dhe pensioneve, rritja e investimeve publike, si dhe zhvillimi i sektorëve të bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›