E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Shqiperia ende e paprekur nga kriza

Banka e Shqiperise deklaroi se ekonomia shqiptare ka vazhduar te mbetet e paprekur nga tronditjet e tregjeve financiare, si dhe ngadalesimi ekonomik boteror edhe per tremujorin e trete te vitit.

Sipas BSH, aktiviteti ekonomik ne vend ka ecur sipas parashikimeve, inflacioni shfaqet ne nivele te kontrolluara dhe brenda objektivit.

Perkundrejt interesimit te rritur te qytetareve mbi qendrueshmerine e sistemit tone financiar, Banka qendrore jep siguri se sistemi bankar shqiptar paraqitet i shendetshem dhe i afte per te zhvilluar aktivitetin e tij, ndaj dhe besimi ndaj tij mbetet i palekundur.

Por megjithate BSH paralajmeron se ne rrafshin ekonomik, Shqiperia mund te perballet me kushte me te veshtira per financimin e aktivitetit, me nje renie te kerkeses se huaj, te dergesave dhe investimeve te huaja direkte.

Guvernatori Fullani, ne fjalen e mbajtur perpara keshillit mbikeqyres ka deklaruar: “Te gjitha keto mund te sjellin nje ritem me te ulet rritjeje gjate vitit 2009, ndonese ne nivele qe mbeten gjithsesi te pranueshme. Banka e Shqiperise mendon se vemendja e politikberesve nuk duhet te shkeputet ne asnje moment nga nevoja per ruajtjen e balancave makroekonomike. Politika fiskale duhet te ankorohet ne nje rregull fiskal, i cili duhet te orientoje performancen fiskale dhe te vendose kritere te qarta sasiore per perballimin e goditjeve te ndryshme”.

Banka ka siguruar serish se nuk do te shkepuse vemendjen nga ruajtja e stabilitetit te cmimeve ne ekonomi, afer objektivit tone per nje rritje vjetore te cmimeve te konsumit rreth nivelit 3 per qind.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›