Shqiperia, mes krizes dhe luksit

Ne te njejten periudhe te nje viti me pare kjo shifer ishte me e larte, mbi 17.700 mjete. Por renia ne dukje, fsheh nje te papritur te madhe.
Tregu shqiptar ka shfaqur tendence te kundert me ate te tregut nderkombetar, ku industria e prodhimit te automjeteve eshte futur ne krize.
Renia e numrit te amutomjeteve eshte ndjere me shume nga renia e numrit te makinave te perdoruara. Kurse per makinat e reja kerkesa e shqiptareve eshte rritur.
““Porsche Albania” ka nje rritje prej 88% krahasuar me vitin qe shkoi”, deklaron perfaqesuesi i kesaj kompanie Genti Bushati.
Edhe perfaqesuesit e “Citroen”, i cili ndodhet ne tregun shqiptar ne vitin e dyte konfirmojne rritjen graduale te shitjeve. “Ne kemi ardhur dhe vijme ne nje rritje graduale”, deklaron perfaqesuesi i “Citroen”.
Ne total, sipas doganave, numri i makinave te reja te shitura nga koncesionaret eshte rritur 24 % ne 7 mujorin e vitit 2008 krahasuar me 7 mujorin e vitit 2007.
Nderkohe qe numri I makinave te perdorura ka rene me 35%. Por megjithese ne dukje e qete, tregtia e makinave te reja ne Shqiperi nuk do te mbetet keshtu per kohe te gjate.
“Shitjet e makinave jane ne forme suportuese nga bankat, te cilat jane ne veshtiresi. Keshtu parashikohen veshtiresi ne tregun e makinave”, shton perfaqesuesi i “Porsche Albania”, Genti Bushati.