E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraliu: Kriza, efekte edhe ne Shqiperi

Bleron Baraliu, nje shqiptar nga Kosova qe punon si menaxher ekzekutiv Wall Street, ne nje interviste per Top Channel thote se dhjetori dhe janari do te jene muajt qe do te masin permasat e verteta te krizes financiare boterore.

“Muaji dhjetor eshte muaj kyc per konsolidimin e aseteve dhe obligimeve financiare, prandaj dhe marrja e kredive eshte me e veshtire. Dhjetori, si muaji i fundit i vitit do te jete nje sfide per institucionet financiare. Mund te kete ulje te medha te aksioneve, por vitin tjeter do ndihet ndryshimi ne treg”, ka deklaruar Baraliu.

Sipas tij, kriza eshte shume e thelle dhe ajo do te preke edhe Kosoven e Shqiperine. “Ekspozimi i Kosoves ne tregjet nderkombetare eshte shume i ulet, ne Shqiperi mund te jete pak me e theksuar pasi ka me shume investitore. Ne tre muaj kjo do ndihet pak me shume ne shqiperi”, ka pohuar Baraliu.

Ai shton me tej se megjithate, vendi me i rrezikuar ne Ballkan eshte Mali i Zi, ne te cilin kane investuar milioneret ruse.

“Kosova gjendet ne nje pozite shume me te pershtatshme se vendet e tjera ne zhvillim, po ashtu edhe Shqiperia dhe maqedonia. Mali i Zi mund ta ndjeje me shume per shkak te investimeve ekstravagante te boseve ruse”, ka shtuar Baraliu.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›