E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Tregu bankar, rritje gjate vitit 2012

Tregu bankar ne Shqiperi, ka njohur nje rritje te aktivitetit ne teresi gjate vitit 2012. Nje fakt i tille behet me dije nga ekspertet e Bankes se Shqiperise, ne raportin vjetor te ketij institucioni. “Bankat kane zgjeruar volumin e shkembyer ne kete treg duke qene me aktive ne perdorimin e maturiteteve te ndryshme”, cilesojne konkretisht ata lidhur me nje dukuri te tille. Duke shtuar me tej se normat e interesit qe kane aplikua ne teresi bankat qe operojne ne vendin tone, kane treguar nje ecuri renese pergjate vitit. “Dhe kane reflektuar si drejtimin e politikes monetare, ashtu dhe rritjen e besimit tek agjentet bankare”, cilesojne me tej, ekspertet e BSH-se. Per te shtuar edhe faktin tjeter te rendesishem lidhur me aktivitetin bankar qe ushtrohet ne vendin tone ne teresi, se gjendja e likuiditetit ne sistemin bankar, ka qene ne nivele te kenaqshme, duke mbeshtetur krijimin e klimes se pershtatshme per shfrytezimin e tregut te parase. “Perqasja me aktive e bankave ndaj ketij tregu ka rezultuar ne rritje te volumit te tregtuar si ne shkembimet ditore, ashtu edhe ne ato me maturitet javor e mujor”, vleresojne gjithashtu ekspertet e BSH-se. Duke lene te nenkuptohet se ka nje shtim te dukshem ne vazhdim te transaksioneve bankare. Nga ana tjeter, nje tregues mjaft i rendesishem qe permendet ne raportin vjetor te Bankes se Shqiperise, eshte edhe ai qe gjate vitit 2012 individet kane qene aktiv ne vendosjen e kursimeve te tyre ne bono thesari dhe obligacione, duke ndikuar keshtu ne ngadalesimin e ritmeve te rritjes se depozitave ne leke. Duke treguar ne kete menyre ecurine pozitive te nismes se qeverise per t’i ftuar qytetaret qe te investojne ne letra me vlere. Gjithsesi, ekspertet e BSH-se pohojne se depozitat ne leke jane rritur me 7.3% ne terma mesatare vjetore, ose rreth 4 pike perqindje me pak se nje vit me pare. Ku sipas tyre, depozitat e individeve rezultojne me rritjen me te qendrueshme dhe zgjerimi i tyre eshte mbeshtetur gjeresisht nga ndermjetesimi me i larte financiar ne monedhen vendase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›