Sot titanët zbresin në fushë, të gjithë i kanë sytë tek Brazil-Spanjë
Edhe pse Brazili nuk është ai i dikurshmi mund të cilësohet si një nga ndeshjet më të forta në botë. Bëhet fjalë për finalen e sotme të Kupës së Konfederatave, mes Brazilit dhe Spanjës.
Të gjtihë futbolldashësit kishin vite që e prisnin këtë ndeshje dhe tani pas 14 vitesh titanët do të zbresin ë fushë dhe pritet të ketë me të vërtetë spektakël.
Vendasit nuk janë më ata të kohës kur luante Ronaldo apo emra të tjerë të mëdhenj. Sigurisht edhe tani jashtë vijon të mbeten Kaka, Pato apo Ronaldinho, por Skolari shpreson tek të rinjtë me në krye Neymar-in, i cili këtë herë do të luajë përballë shumë shokëve të tij tek Barcelona.
Nga ana tjetër Spanja për momentin është pa rivalë dhe nëse fiton sot atëherë me të vërtetë që është një nga skuadrat më të forta në planet. Sigurisht që ekipi përbëhet nga lojtarë që luajën në dy ekipet më të mira sot për sot, Real Madrid dhe Barcelona.
Sa i përket statistikave të dyja ekipet janë përballur 8 herë mes tyre, mes të cilave tre miqësore. Por ajo që nuk duhet harruar është që më përpara ishte një Brazil fantastik dhe një Spanjë mjaft e dobët.