E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, i ngacmoi të dashurën, 23 vjecari sulmohet më thikë

KORCË- Një student 23-vjecar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me dy të rinj. I plagosur mësohet të jetë R.C 23-vjec nga Kukësi, ndërkohë policia bën me dije se ai ka marrë plagë të rënda në pjesën e barkut.

Blutë e qytetit juglindor kanë arrestuar menjëherë studentët Bledar Shulleri, 20-vjec, dhe Bilbil Çela, 20-vjec, banues në lagjen 7 dhe 10 Korcë.

Nga hetimet mësohet se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një sherri mbrëmjen e djeshme goditur me thike dhe mjete të forta ne pjesën e barkut duke i shkaktuar plage te renda studentin 23-vjecar me iniciale R.C.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi i plagosur i ka ngacmuar të dashurën njërit prej studentëve me të cilët është konfliktuar.

I plagosuri u shtrua menjëherë në spitalin e Korcës, dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën Të arrestuarit priten të përballen me akuzën për veprën penale Vrasje me dashje e mbetur ne tentative.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›