BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe në përfundim të diskutimeve mbi ecurinë e pritshme të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.75 për qind. Analiza e një sërë treguesish ekonomikë dhe financiarë sugjeron për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend gjatë vitit 2009, në përgjigje të ndikimeve të krizës ekonomike botërore. Ulja e ritmeve të kredisë, ngadalësimi i zgjerimit monetar, zhvillimet në bilancin e pagesave gjatë muajve të parë të vitit 2009, ecuria e disa treguesve fiskalë dhe opinionet e biznesit e konsumatorëve, sugjerojnë se kërkesa e brendshme ka ardhur në rënie.
Ky zhvillim është reflektuar në reduktimin e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve të bizneseve dhe në uljen e presioneve të brendshme inflacioniste. Nga ana tjetër, presionet e jashtme inflacioniste kanë ardhur në rritje: ulja e çmimeve të lëndëve të para në tregjet botërore është kompensuar nga nënçmimi i lekut gjatë kësaj periudhe, duke rezultuar në rritjen e çmimeve në vend të disa mallrave të importit dhe duke sjellë një rritje të lehtë të inflacionit në muajin maj kundrejt nivelit të shënuar në muajin e shkuar.
Ndikimi i nënçmimit të kursit të këmbimit pritet të shfaqet më i plotë gjatë muajve në vijim, duke ekuilibruar presionet e reduktuara inflacioniste të kërkesës së brendshme. Për rrjedhojë, bilanci i presioneve inflacioniste duket i balancuar dhe ecuria e inflacionit të çmimeve të konsumit pritet të luhatet brenda nivelit objektiv të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës së ardhme. Ky parashikim mbështetet edhe nga pritjet e agjentëve ekonomikë, të cilat mbeten të ankoruara rreth nivelit 3 për qind.