Kreditë e këqija, bilanci u përkeqësua në maj
01/07/2009 Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave rezulton një rritje nga muaji në muaj
Muaji maj ka shënuar një rritje të kredive të këqija në sistemin bankar. Thënë ndryshe, më shumë qytetarë janë “debitorë” ndaj bankave, pasi nuk kanë kthyer paratë e marra borxh. Të dhënat e Shoqatës së Bankave, të bëra publike këto ditë, kanë treguar se në muajin maj të këtij viti është rritur treguesi i huave të dyshimta dhe huave të humbura, në krahasim me një muaj më parë, pra prill 2009. Siç duket qartë edhe nga të dhënat, muaj pas muaji, gjatë këtij viti shifrat e huave që klasifikohen si portofoli i “kredive me probleme” janë në rritje.
Shifrat
Kështu, sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës së Bankave, rezulton se kreditë e humbura për një muaj janë rritur me 1,5 milionë lekë dhe ato të dyshimta me rreth 3 milionë lekë. Më konkretisht, huatë e dyshimta kapën shifrën prej 9,441.9 milionë lekë, ndërsa huatë e humbura arritën në 8,265.4 milionë lekë në muajin maj. Ndërkaq, në muajin prill këto shifra ishin 9,164.3 milionë lekë për huatë e dyshimta dhe 8,174.6 milionë lekë për huatë e humbura. Siç tregon edhe tabela e mëposhtme, niveli i kredive të këqija po rritet me ritme të shpejta. Për shkurtin 2009 këto kredi llogariten në rreth 7.7 për qind të kredive në total, që përfaqëson një rritje prej më shumë se 1 për qind nga janari, kur këto kredi ishin rreth 6.6 për qind. Muaji shkurt sa i përket kredive të pakthyera shënoi gjithashtu një rritje të konsiderueshme. Për muajin janar kreditë e këqija ishin në nivelin 6.7 për qind të portofolit total, duke arritur në shkurt në 7,8 për qind, ose një rritje prej 1.1 për qind brenda një muaji. Rritje të lartë pësuan edhe kreditë e dyshimta, të cilat në shkurt kapën shifrën e përafërt prej 18 milionë, ndërsa në janar ishin rreth 16 milionë. Kështu ka ndodhur edhe për kreditë nënstandarde, të cilat arritën në rreth 7.5 milionë lekë, ndërsa një muaj më parë ishin rreth 5.5 milionë lekë.
Kreditimi
Bankat tona vazhdojnë të zbatojnë politika shtrënguese në kreditimin e qytetarëve dhe biznesit. Këto masa janë më shumë për t’u mbrojtur nga efektet, pasojë e krizës botërore. Në përgjigje të zhvillimeve të ekonomisë reale dhe të ecurisë së tregut financiar, kredia për ekonominë ka vijuar ngadalësohet më tej në muajin prill. Norma vjetore e rritjes së saj (e pastruar nga efekti i kursit të këmbimit), shënoi vlerën 21 për qind në muajin prill kundrejt vlerës 25 për qind të shënuar në muajin mars. Shtrëngimi i kushteve të përgjithshme të kredidhënies është ndjerë më tepër në plotësimin e kërkesës për huamarrje në valutë. Në muajin prill, pesha e kredisë në lekë ndaj totalit të kredisë u rrit në 31 për qind nga 28 për qind në fund të vitit 2008. Ky shtrëngim reflektohet kryesisht te normat e interesit, të cilat kanë pësuar rritje, një element që vihet në dukje edhe nga institucioni mbikëqyrës bankar. “Normat më afatgjata të interesit kanë shënuar një rritje të mëtejshme, duke reflektuar si zhbalancimin e kërkesës dhe ofertës për fonde në këto maturitete, ashtu edhe rritjen e primeve perceptuar të rrezikut nga ana e ofruesve të fondeve. Këto zhvillime janë pasqyruar edhe në rritjen e normave të interesit të kredive në lekë, të cilat ndjekin nga afër ecurinë e normave të interesit të letrave afatgjata të borxhit të qeverisë. Nga ana tjetër, rënia e normave të interesit në tregun ndërkombëtar nuk ka çuar në uljen e interesave të kredisë në valutë në tregun e brendshëm. Edhe gjatë muajit maj ecuria e lekut ka vijuar thellimin e tendencës nënçmuese, ndërkohë që ecuria e tij në muajin qershor paraqet një sjellje mbiçmuese, kryesisht nën efektin e faktorëve sezonalë”, – thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Në 2008-n, 2.7 miliardë lekë të pakthyera
Ritmet e ndjeshme të kreditimit të ekonomisë gjatë vitit të kaluar u shoqëruan me moskthim të huave të marra nga klientët. Banka e Shqipërisë ka evidentuar të dhënat, sipas të cilave është rritur sasia e kredive të pakthyera nga individët dhe bizneset. “Tremujori i dytë i vitit 2008 shënon rritjen e portofolit të kredive me probleme të sistemit bankar me rreth 2.7 miliardë lekë ose me 21.6 për qind, nga 2.5 miliardë lekë ose 25.2 për qind për tremujorin e mëparshëm. Treguesi, që mat cilësinë e portofolit të kredive të sistemit (mbi baza bruto) përllogaritet në nivelin 4.31 për qind, nga 3.92 për qind në tremujorin e parë”,- thuhet në raport.
Të dhënat
Maj 2009
Hua në ndjekje 28,306.3 milionë lekë
Hua nënstandarde 19,455.2 milionë lekë
Hua të dyshimta 9,441.9 milionë lekë
Hua të humbura 8,265.4 milionë lekë
Prill 2009
Hua në ndjekje 39,935.6 milionë lekë
Hua nënstandarde 15,761.9 milionë lekë
Hua të dyshimta 9,164.3 milionë lekë
Hua të humbura 8,174.6 milionë lekë
Mars 2009
Hua në ndjekje 26,667.4 milionë lekë
Hua nënstandarde 16,313.9 milionë lekë
Hua të dyshimta 7,561.6 milionë lekë
Hua të humbura 7,059.7 milionë lekë
Shkurt 2009
Hua në ndjekje 27.557.2 milionë lekë
Hua nënstandarde 18.051.2 milionë lekë
Hua të dyshimta 7.480.1 milionë lekë
Hua të humbura 6.025.6 milionë lekë
Janar 2009
Hua në ndjekje 28.246.4 milionë lekë
Hua nënstandarde 16,368.1 milionë lekë
Hua të dyshimta 5.460.7 milionë lekë
Hua të humbura 5.092.1 milionë lekë
Deficiti buxhetor
Banka e Shqipërisë i ka bërë thirrje qeverisë të tregojë kujdes me deficitin buxhetor. Në mbledhjen e fundit të tij, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së analizoi pikërisht të dhënat e situatës fiskale në vend. Sipas të dhënave të institucionit mbikëqyrës është konstatuar një rënie e të ardhurave dhe në të kundërt është projektuar një rritje e shpenzimeve me pasojë thellimin e deficitit. “Rritja e shpenzimeve është diktuar në një masë të madhe nga rritja e shpenzimeve kapitale ndërkohë që ecuria e të ardhurave ka reflektuar ngadalësimin e aktivitetit ekonomik gjatë muajve të parë të vitit. Bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar në një rritje të deficitit buxhetor përtej shifrave të planifikuara. Ky zhvillim kërkon vëmendjen e duhur të autoriteteve fiskale, për të bërë të mundur në çdo rast një ecuri të balancuar së të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore”,- theksojnë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës në raport.