E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEC-i i Vlorës, shtyhet për në shtator vënia në punë

01/07/2009  Investimi 120 milionë euro

Termocentrali i Vlorës do të jetë gati në shtator. Prodhimi i energjisë elektrike nga ky projekt u shty, pasi u zhvilluan provat e para të aparaturave pak ditë më parë dhe u konstatua se TEC-i mund të vihet në punë vetëm pas rreth 2 muajsh. Vënia në punë e termocentralit përbën një ngjarje shumë të rëndësishme për potencialin turistik, industrial dhe të gjithanshëm të qytetit Vlorës dhe bregdetit shqiptar. Kjo pasi do të garantohet furnizim pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë zonën e jugut. TEC-i i Vlorës është një ndër veprat më të mëdha energjetike në vend, me një vlerë prej 120 milionë eurosh. Ky investim u mundësua nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve. TEC-i ka një kapacitet prej 100 megavat. Funksioni i TEC-it do të varet nga prodhimi vendas i hidrocentraleve, në kohë kur konsumi është i lartë. Punimet për objektin kanë nisur që prej një viti e gjysmë, ndërsa përfundimi duhet të ishte kryer me kohë, por është shtyrë për shkak të problemeve me shpronësimet dhe protestat e banorëve të Vlorës. Bashkë me Petroliferën, TEC-i për prodhimin e energjisë elektrike me naftë, e bën qytetin e Vlorës si pikë kyçe strategjikë për vendet e rajonit. Për këtë qëllim, qeveria parashikon zgjerimin portit në qytetin bregdetar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›