E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani pjesmarrës në Samitin Rajonal të Guvernatorëve

Burime nga Banka e Shqipërisë bënë të ditur se në këtë samit merrnin pjesë guvernatorët e bankave qëndrore të Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, si dhe shumë drejtues të lartë të bankave, grupeve bankare dhe institucioneve financiare kryesore që operojnë në rajonin tonë.

Fokusi i këtij samiti ishte rritja e bashkëpunimit midis institucioneve financiare në rajon dhe shkëmbimi i eksperiencës në parandalimin dhe zbutjen e efekteve të krizës aktuale globale, me qëllim rigjallërimin e sistemit bankar dhe ekonomive të vendeve të rajonit. Guvernatori i Bankës së Shqipërise, Fullani, foli ndër të tjera për zhvillimet kryesore makroekonomike në Shqipëri dhe karakteristikat e sistemit tonë financiar, i cili gëzon tipare të njëjta me ato të vendeve të tjera në rajon, për masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për zbutjen e ndikimit të krizës financiare ndërkombëtare mbi sektorin tonë bankar dhe mbi ekonominë shqiptare.

Ai dha edhe disa opinione lidhur me politikat e ardhshme, të cilat  konsiderohen të rëndësishme për konsolidimin e mjedisit ekonomik dhe të stabilitetit financiar në Shqipëri dhe në rajon.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›