E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhen poshtë dyshimet për varrezën masive

Dyshimet u raportuan më 11 shtator të këtij viti, nga pronari i tokës.

Njësitë e specializuara të komponentës policore të EULEX-it, nga sektori i hetimeve për krime lufte, si dhe ekspertët kosovarë të mjekësisë ligjore menjëherë kanë filluar hetimet e tyre rreth këtij rasti.

Ndërkaq, gërmimi i terrenit në lokacionin e dyshuar, është realizuar gjatë ditës së djeshme, me ç’rast ekspertët përkatës në vend të ngjarjes kanë konfirmuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në bazë të konfirmimeve të ekspertëve përkatës, policia e konsideron lokacionin si vend të sigurt dhe pa dyshime të elementeve kriminale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›