Thaçi: Kosova ka krijuar mjedis të sigurte për investimet
Gjatë fjalës së tij kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të shpejtë, dhe për këtë qëllim qeveria ka krijuar një mjedis shumë të sigurt dhe të favorshëm për investime në sektorë të ndryshëm. Sipas tij, legjislacioni dhe ligjet që zbatohen në Kosovë janë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe favorizojnë investimet private.
“Tashmë jemi në prag të investimeve të mëdha në sektorin e energjetikës, në këtë aspekt, ne jemi të gatshëm të vëmë në funksion shfrytëzimin e rezervave të thëngjillit për ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike, por kjo do të bëhet vetëm duke respektuar normat më të larta të ruajtjes së ambientit, e po ashtu ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë alternative. Për më tepër, tani kemi një strategji të qartë energjetike për periudhën 2009-2018”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi theksoi se qeveria po angazhohet në vazhdimësi për tërheqjen e sa më shumë investitorë të huaj për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.
“Qëllimi ynë është që të tërheqim sa më parë dhe sa më shumë investime private dhe për këtë jemi të gatshëm të paguajmë si ekonomi e Kosovës koston objektive, të pranueshme për këto investime”, ka theksuar Thaçi.
Në forumin dyditor po marrin pjesë përfaqësues të kompanive të ndryshme nga Gjermania, Italia, Franca, Austria, Zvicra etj, të cilët do të prezantojnë interesat e tyre për investime në sektorin energjetik.